‘Institucionet e Shqipërisë në shërbim të Ramës’, Alizoti: Policia po përgjon opozitën

‘Institucionet e Shqipërisë në shërbim të Ramës’, Alizoti: Policia po përgjon opozitën

I ftuar në një emision televiziv, Drejtuesi i Qarkut Elbasan, Tomor Alizoti, bëri një sërë deklaratash të forta për situatën politike në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe për përdorimin e institucioneve shtetërore në funksion të pushtetit të tij. Sipas Alizotit, opozita është e vetmja forcë që mbron demokracinë dhe votën e lirë, në një kohë kur, sipas tij, policia dhe SPAK kanë dështuar në detyrat e tyre, veçanërisht në periudhën zgjedhore. Ai theksoi se policia është në shërbim të krimit, ndërsa SPAK, që duhet të ketë rol aktiv gjatë zgjedhjeve, është inekzistent....
Burimi: Sot.com.al