Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

Dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura të Kosovës, organet kolegjiale dhe individuale të të cilave emërohen nga Kuvendi i Kosovës, janë jofunksionale ose funksionojnë me mungesa për shkak të mosveprimit të legjislativit. Institucioni i Avokatit të Popullit, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Komisioni i Pavarur i Mediave janë në listën e këtyre institucioneve, të cilës pritet t’i shtohet edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit. Kuvendi është përgjegjës për emërimet e drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, komisioneve dhe agjencive të ndryshme, si dhe mbikëqyrjen e punës së tyre. Për shkak të mospajtimeve politike të subjekteve parlamentare, deputetët e legjislaturës së nëntë, e cila...