INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

Familjet ku kryefamiljari nuk ka përfunduar asnjë nivel arsimor regjistruan ritmin më të lartë të rritjes së shpenzimeve për konsum gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve të publikuara nga INSTAT. Shpenzimet mujore për këtë kategori arritën në 66,112 lekë në muaj, duke shënuar një rritje prej 3.28% krahasuar me vitin 2024. Ky tregues qëndron mbi rritjen mesatare kombëtare prej 2.35%, si dhe mbi normën e inflacionit mesatar prej 2.2% të regjistruar gjatë vitit 2025. Shpërndarja e shpenzimeve mujore sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit për vitin 2025: Pa asnjë nivel arsimor: 66,112 lekë/muaj (rritje prej 3.28%). Arsim 8/9-vjeçar: 85,333 lekë/muaj (rritje prej 0.4%). Arsim i mesëm: 99,442 lekë/muaj (rritje prej 2.74%). Arsim i lartë/post-universitar: 116,312 lekë/muaj (rritje prej 2.13%). Rritja...