Instagram vendos kufirin për videot ‘Live’ vetëm për llogaritë me 1 mijë ose më shumë ndjekës

Instagram vendos kufirin për videot ‘Live’ vetëm për llogaritë me 1 mijë ose më shumë ndjekës

Përdoruesit e Instagram duhet të kenë një llogari publike dhe minimalisht 1000 ndjekës që të kenë mundësinë e videove ‘live’, konfirmon platforma për TechCrunch. Deri më tani, çdokujt i lejohej që të përdorte opsionin ‘live’, pavarësisht numrit të ndjekësve apo statusit të llogarisë. Ndryshimi është i dëmshëm për “creator”-ët që kanë më pak se 1000 ndjekës, por edhe përdoruesit e zakonshëm që realizonin video ‘live’ pa ndonjë arsye të veçantë. Përdoruesit që nuk plotësojnë kriteret dhe përpiqen të realizojnë video ‘live’, do të shohin një lajmërim që u thotë se llogaria e tyre nuk mund të bëjë më video  ‘Live’....