Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

Instagram po u ofron disa krijuesve të përmbajtjes deri në 500 mijë dollarë për publikimin e videove të gjata, në përpjekje për të nxitur përdorimin e funksionit të ri “Features” dhe për të konkurruar me YouTube në këtë kategori përmbajtjeje. Sipas një raportimi të Business Insider, platforma në pronësi të Meta-s u ka propozuar krijuesve të përzgjedhur pagesa që nisin nga 50 mijë dollarë, ndërsa disa marrëveshje të tjera kanë arritur shifra gjashtëshifrore, deri në 500 mijë dollarë. Javën e kaluar, Instagram njoftoi nisjen e testimit të funksionit të ri “Features”, i cili u mundëson krijuesve të publikojnë video me kohëzgjatje deri në 90 minuta. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për një platformë që vitet e fundit është përqendruar kryesisht te videot e shkurtra,...