Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet nga Italia Davide Pecorelli

Shtetasi italian Davide Pecorelli është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, ku u mor në dorëzim nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, në Rinas. Pecorelli është shoqëruar nga autoritetet shqiptare dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale, ku do të qëndrojë nën masa të sigurisë. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj Pecorellit është caktuar masa "arrest në burg". Ai akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ekstradimi i tij ka ardhur pas një bashkëpunimi të...
Burimi: Syri.net