Burimi:
Opinion.al

Inskenoi vdekjen e tij, Italia jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorelli në Shqipëri
👁11467
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në 2021 në Shqipëri do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin me 4 vite burg caktuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës në Prill të 2024. Vendimi për ekstradimin e tij është marrë nga autoritetet italiane, dhe mban firmën e ministrit të drejtësisë Carlo Nordio. Vetë biznesmeni ka reaguar në mediat italiane lidhur me aprovimin e ekstradimit të tij në Shqipëri. “Vendimi i ministrit më befason. E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai...