“Ink”, filmi i Danny Boyle që e portretizon Rupert Murdoch-un si hero

“Ink”, filmi i Danny Boyle që e portretizon Rupert Murdoch-un si hero

3 September, 2026 - 21:30 “Ink”, filmi i ri i Danny Boyle, sjell në ekran vitet e hershme të Rupert Murdoch-ut në industrinë britanike të medias dhe ka hapur debat në Festivalin e Filmit në Venecia për mënyrën se si e portretizon figurën e debatueshme. Në rolin e Murdoch-ut është Guy Pearce, i cili e paraqet atë si një rebel dhe outsider që sfidon elitën tradicionale britanike. Historia zhvillohet në vitin 1969, kur Murdoch mbërrin në Londër, blen gazetën The Sun dhe emëron Larry Lamb-in, të luajtur nga Jack O’Connell, për ta transformuar atë. Dyshja synon të tërheqë lexuesit duke u fokusuar te temat që interesonin publikun e gjerë, nga sporti e televizioni te seksi dhe skandalet. Filmi e trajton këtë revolucion mediatik me ritëm...