Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Një burrë në Francë është bërë personi i parë që është infektuar me virusin Shamonda, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar nëse ky virus ka kontribuar në vdekjen e tij. Virusi Shamonda është një lloj bunyavirusi dhe përhapet nga pickimet e mushkonjave të infektuara. Sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, te kafshët si gjedhi, delet dhe dhitë mund të shkaktojë diarre, mungesë oreksi dhe rënie të rendimentit të qumështit. “Në Zvicër dhe Gjermani, prania e materialit gjenetik të Shav -virusit Shamonda- është raportuar gjithashtu në trurin e kuajve që ngordhën nga simptomat neurologjike”, tha agjencia. Virusi është gjetur më parë te kafshët e fermave jashtë Evropës, por u zbulua për herë të parë te bagëtitë në kontinent gjatë verës. Qendra...