Industria e armëve në Shqipëri/ Qeveria propozon TVSH zero dhe përjashtim nga taksat vendore, kontrolle më të forta për kompanitë
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e armëve, dhe pajisjeve ushtarake, me synimin për të nxitur zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri. Projektligji parashikon më shumë lehtësi fiskale, por edhe kontrolle më të forta për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe mënyrën se si përdorin përfitimet nga shteti. Aktualisht kompanitë që veprojnë në industrinë ushtarake janë të përjashtuara nga nga Tatimi mbi të ardhurat për 10 vitet e parë, duhet të paguajnë TVSH të reduktuar në 10 % për furnizim apo shitje të armatimit ushtarak, si dhe nuk i nënshtrohen taksave doganore për mallrat që i shërbejnë prodhimit. LEHTËSIRAT FISKALE SIPAS LIGJIT AKTUAL 1. Subjekti i licencuar në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak...
Burimi:
javanews.al