Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Qeveria indoneziane ka nënshkruar një kontratë për të blerë gjithsej 48 avionë luftarakë KAAN ( TAI) nga Turqia, ndërsa vendi i Azisë Juglindore kërkon të modernizojë forcën e tij ajrore. Si pjesë e përpjekjeve për modernizimin ushtarak, Xhakarta ka porositur 42 avionë luftarakë Rafale (Dassault Aviation) nga Franca në vitin 2022. Ajo po shqyrton gjithashtu mundësinë për të blerë avionë luftarakë J-10 (Chengdu) nga Kina dhe F-15EX (Boeing) nga Shtetet e Bashkuara. Xhakarta dhe Ankaraja nënshkruan një “marrëveshje zbatimi” të shtunën, në margjinat e një panairi të industrisë së mbrojtjes në Stamboll, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes së...