Indonezi, tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sulawesi, nuk ka kërcënim për cunami

Indonezi, tërmeti me magnitudë 6.0 godet Sulawesi, nuk ka kërcënim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e Sulawesi-t në Indonezi të dielën, tha Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës në platformën e saj X, duke shtuar se nuk kishte potencial për cunami. Qendra Sizmologjike Evropiane (EMSC) vlerësoi magnitudën e tërmetit në 5.9 pikë dhe thellësinë fokale të tij në 109 kilometra. Nuk ka raportime për dëme apo viktima. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv