Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

Indi, të paktën 33 të vdekur nga goditjet e rrufeve në verilindje të vendit

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga goditjet e rrufeve gjatë stuhive të forta të dy ditëve të fundit në shtetin verilindor indian të Biharit, thanë autoritetet. Shumica e viktimave u goditën nga rrufeja ndërsa punonin në fusha, tha për AFP Vijay Kumar Mandal, kreu i agjencisë lokale të menaxhimit të emergjencave. Sipas autoriteteve të Biharit, rrufetë vranë të paktën 243 persona në vitin 2024 dhe 275 vitin e kaluar në shtet. Çdo vit, India lindore përjeton përmbytje masive që shkaktojnë dhjetëra vdekje dhe zhvendosin qindra mijëra njerëz gjatë sezonit të musoneve të verës...
Burimi: Top-Channel.tv