Incidenti me KF Tërnocin / FSHF i drejtohet Federatës Serbe të Futbollit, kërkon të sqarohet ngjarja dhe të merren masa

Incidenti me KF Tërnocin / FSHF i drejtohet Federatës Serbe të Futbollit, kërkon të sqarohet ngjarja dhe të merren masa

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtare Federatës Serbe të Futbollit, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë në lidhje me incidentin e ndodhur më 6 prill në Bosilegrad, gjatë ndeshjes së kampionatit në ligën e pestë të Serbisë midis KF Tërnocit dhe Mladostit. Sipas pamjeve të publikuara në media dhe komunikatës së vetë klubit të Tërnocit, në përfundim të ndeshjes, forca të policisë serbe janë futur në fushën e lojës, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj futbollistit Veton Zeqiri, ndërsa ndaj pjesëtarëve të tjerë të ekipit janë përdorur fyerje dhe kërcënime. Më pas, policia ka bastisur...
Burimi: Kohajone.com