Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Piloti indian Smit Machchhar ka rrëfyer momentet dramatike gjatë incidentit në avionin e kompanisë Flydubai që po udhëtonte drejt Izraelit, duke treguar se hapi derën e kabinës së pilotëve ndërsa ishte duke u sulmuar nga bashkëpiloti, në përpjekje për të ndalur uljen e shpejtë të avionit. Gjatë një videotelefonate me kryeministrin indian Narendra Modi, kapiteni Machchhar tregoi se ndodhej në dysheme, i plagosur dhe ende nën sulm, kur kuptoi se avioni po humbiste lartësi me shpejtësi dhe se duhej të vepronte menjëherë. “Po qëndroja i shtrirë në dysheme, i plagosur, por i thashë vetes se duhej të bëja edhe një përpjekje të fundit për ta hapur derën nga brenda”, rrëfeu piloti. Sipas tij, pasi dera u hap, pasagjerë të tjerë hynë në kabinë dhe ndihmuan...