Incidenti me armë me Alket Rizain, arrestohet roja e lokalit
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodhi më 13 shtator 2026, jashtë një beach bar-i në Anavisos. Operacioni u krye nga efektivët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar. Në incident ishte përfshirë edhe i dënuari për vepra të rënda penale, Alkët Rizai, i cili ndodhej jashtë burgut me leje dhe që prej atëherë vijon të jetë në arrati. Sa i përket 27-vjeçarit të arrestuar, bëhet fjalë për rojen e lokalit, i cili akuzohet se tentoi, duke përdorur armë zjarri, të plagoste për vdekje një person tjetër. Si pasojë e të shtënave, u plagosën edhe dy kalimtarë, fatmirësisht lehtë. I pandehuri ka qenë i përfshirë edhe më parë në çështje penale,...
Burimi:
syri.net