Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve të 11 Majit, OSBE reagon me shqetësim: Duhet një mjedis i sigurtë
👁10472
Prezenca e OSBE-së në vend ka komentuar ngjarjet e shënuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. OSBE shpreh shqetësimin për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. “Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të gazetarëve dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri. Nga ana tjetër, organizata shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe aktorët relevantë në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare...