Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Incident në Theth, disa persona gjuajnë me molotovë fadromat e IKMT
Situata në Theth po përshkallëzohet ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vazhdon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur. Mëngjesin e sotëm, tensionet kanë marrë një kthesë të rrezikshme, pasi persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me koktej molotovi në drejtim të mjeteve të IKMT-së dhe urës kryesore në lagjen “Gjelaj”. Menjëherë pas sulmit, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Për shkak të seriozitetit të situatës, forca të shumta nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë nisur nga Tirana drejt Thethit për të...