Incident në një qendër numërimi të votave në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Incident në një qendër numërimi të votave në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Sipas News24, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.
Burimi: Kohajone.com