Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes. Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së përparme ra plotësisht pas goditjes me zogun e madh. Fotot e marra në aeroport tregojnë qartë dëmtimet e theksuara në pjesën e përparme të aeroplanit, ndërsa të dhënat nga FlightRadar tregojnë se pas incidentit aeroplani kreu një qark të shkurtër mbi Madrid dhe u ul...