Incident i rëndë në një shkollë fillore të Berlinit/ Fëmija plagoset me thikë, i dyshuar një bashkëmoshatar

Incident i rëndë në një shkollë fillore të Berlinit/ Fëmija plagoset me thikë, i dyshuar një bashkëmoshatar

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten paradite në një shkollë fillore në lagjen Wilhelmstadt të Berlin-Spandau, Gjermani. Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, një djalë 11-vjeçar është plagosur rëndë me thikë. Autoritetet kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në ambientet e shkollës. Sipas tyre, viktima është dërguar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent dhe aktualisht, gjendja e tij raportohet e qëndrueshme. Ndërkohë, policia e Berlinit ka identifikuar një 13-vjeçar si autor të dyshuar të sulmit. Ai është aktualisht në kërkim, ndërkohë që në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë...
Burimi: Top-Channel.tv