Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ngjarja është shënuar gjatë tubimit, të cilëve u janë bashkuar pedagogë dhe qytetarë në ditën e tetë të tubimeve kundër qeverisë. Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të protestueses. Protestuesit vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi është zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit.
Burimi:
gijotina.com