Importoi mish pule me salmonelë, policia ndalon 50-vjeçarin

Importoi mish pule me salmonelë, policia ndalon 50-vjeçarin

Policia e Tiranës ka ndaluar  shtetasin A. G., i cili më 11 mars importoi nga Brazili afro 8 tonë mish pule me salmonelë, që përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve”, thuhet në njoftimin e policisë. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.
Burimi: Kohajone.com