Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Imazhet satelitore tregojnë aktivitet në uzinën bërthamore iraniane, disa ditë para sulmeve amerikane
BBC raporton se ende nuk janë parë imazhe satelitore me rezolucion të lartë të vendeve të synuara nga SHBA-të në sulmet gjatë natës, por firma satelitore Maxar ka ndarë foto të kapura në ditët e fundit të uzinës së pasurimit të uraniumit në Fordow. Maxar thotë se fotot, të kapura më 19 dhe 20 qershor, tregojnë “aktivitet të pazakontë kamionësh dhe automjetesh” pranë hyrjes së objektit ushtarak nëntokësor. Në imazhin e mëparshëm, 16 kamionë mallrash është pozicionuar përgjatë një rruge hyrëse që të çon në hyrjen e një tuneli, dhe në imazhin e mëvonshëm, kamionët dhe buldozerët janë të dukshëm...