Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Iliri u arrestua se u lirua Berisha”, avokati i Metës: Çështje e montuar, do jetë proçesi i shekullit
👁10859
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat, pasi kreut të PL iu komunikua zyrtarisht akuza nga SPAK, tha se çështja është e montuar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama. Cakrani tha se Meta u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja. “Iu komunikua akuza, do bëjmë kërkimet tona. Do kërkojmë të kryhen disa veprime procedurale. Nuk ka patur ndryshim nga materiali që është paraqitur për të tre akuzat, korrupsioni pasiv, pastrim parash dhe fshehja e pasurisë. Kishte qëndrim, sepse akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, edhe kur është...