Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave
Natyra do të rrethohet nga fshehtësitë (Herakliti) ILIRËT, Sekreti i madh i gjenezave Faktet janë të dobishme – s’janë ato banesa ime, ato janë shkallë me të cilat unë ngjitem në banesën time (Uollt Uitman) I. Shkruan: Dr. Moikom Zeqo Historia e njeriut është vetëm një pjesë e historisë së natyrës. Midis tyre nuk do të ketë asnjëherë një përputhje të plotë. Historia njerëzore parakupton një ndryshueshmëri të vijueshme, ciklike, të statusit të njeriut të identifikuar në progresivitetin e dijes, për ta quajtur konvencionalisht nga “skllav” në “zot” të natyrës. Natyra i mbart përjetësisht raportet e saj me njeriun, (njeriu mund të kjapërcejë vetveten po kurrë natyrën!) Dijetari dhe arkeologu spanjoll Pedro Bosch – Gimpera botoi në vitin 1960 në Mexico “El problema indoeuropeo” me qëllimin...