Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ilir Meta transferohet sot nga qelia në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve
Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka bërë me dije se në SPAK do të jetë i pranishëm ai si mbrojtës si dhe vetë ish-presidenti Ilir Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK. Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.