Ilir Alimehmeti kërkon mandatin e Tabakut: Të rinumërohen votat në Tiranë

Ilir Alimehmeti kërkon mandatin e Tabakut: Të rinumërohen votat në Tiranë

Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku TIRANË-Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës. Lajmi është bërë me dije nga vetë Alimehmeti, përmes një shkrese drejtuar KQZ-së, ku argumenton se rezultati me kandidaten që e prin në listën e hapur, Jorida Tabaku, është shumë i ngushtë.  Alimehmeti sqaron në dokument se, rezulton sipas tij një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara. Ai shton edhe faktin se vetëm në një qendër votimi, 27 vota preferenciale për të i janë kaluar një kandidati tjetër dhe atij i janë shënuar 0 vota në tabelën përmbledhëse. Ankimimi në KQZ:  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse...