Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
ILD: Gjyqtarë dhe prokurorë, sistem llogaridhënës funksional!Pavarësia nuk është privilegj por përgjegjësi
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, mori pjesë në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Në këtë event u paraqit raporti vlerësues “Pavarësia dhe llogaridhënia e Prokurorisë së Posaçme, si parakushte për performancën dhe integritetin institucional”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Metani u ndal në fjalën e tij në koncepte dhe praktikën e pavarësisë dhe përgjegjësisë së magjistratëve, duke përcjellë statistika nga veprimtaria 5 vjeçare e ILD-së, mbi nivelin...