‘Ilaria meriton paqen’/ Mesazhi i nënës së Ilaria Sulës: Djemtë të mësojnë të duan e respektojnë vajzat
Gëzime Sula ITALI- Pas dënimit me burgim të përjetshëm të 24-vjeçarit Mark Samson që vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, nëna e saj Gëzime Sula, ka përcjellë një mesazh prekës për mediat italiane. Mes lotësh ajo u bëri thirrje djemve që t’i respektojnë dhe t’i duan vajzat duke theksuar se dashuria dhe respekti duhet të jenë themeli i çdo marrëdhënieje. Në fjalët e saj, dhimbja për humbjen e së bijës u ndërthur me shpresën se ajo tashmë mund të gjejë paqe. “Duhet t’i respektojnë vajzat. Duhet t’i respektojnë, duhet t’i duan, t’u japin dashuri. Mendoj se vajza ime meriton të jetë në paqe”, u shpreh Gëzime Sula./ZËRI
Burimi:
zeri.ai