Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘IKSHPK’ bën thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes nga temperaturat e larta
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën thirrje që sot qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta. IKSHPK ka nxjerrë sot udhëzime për mbrojtje nga të nxehtit dhe temperaturat e larta, që pritet të arrijnë deri në 40 gradë. “Vala e të nxehtit që po mbizotëron këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme. Periudhat e gjata me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres në trup dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve apo vdekjeve nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftim. Sipas IKSHPK-së, veprimet që duhet...