Ikën shqiptarët, vijnë aziatikët/ Shqipëria nis rekrutimin masiv të punëtorëve të huaj

Ikën shqiptarët, vijnë aziatikët/ Shqipëria nis rekrutimin masiv të punëtorëve të huaj

Shqipëria po kthen sytë nga Azia për të mbushur boshllëqet në tregun e punës. Mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në turizëm, ndërtim, bujqësi dhe transport, po detyron vendin të kërkojë punonjës nga vende si Vietnami, Indonezia, Filipinet dhe Nepali. Brenda pak ditësh, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Vietnamin dhe Indonezinë, ndërsa vijojnë negociatat edhe me Filipinet. Sipas të dhënave të cituara në analizën e bne IntelliNews, vendit mund t’i nevojiten deri në 30 mijë punonjës të huaj. Aktualisht, në Shqipëri punojnë rreth 15 mijë të huaj, ndërsa objektivi është që numri të shkojë në rreth 40 mijë. Kërkesa është veçanërisht e lartë për profesionistë si muratorë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë dhe marangozë. Fenomeni lidhet me emigrimin dhe tkurrjen e fuqisë punëtore shqiptare. Por ardhja e punonjësve...