Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Ik se do vdesësh”! Fermeri në Pukë merr mesazhin kërcënues në gur, qëllohet me armë zjarri
PAMJE NGA VENDNGJARJA PUKË-Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Munellë të Pukës, ku një fermer është kërcënuar me vdekje dhe është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësht fermeri shpëtoi pa lëndime, ndërsa policia pas mbërritjes në vendngjarje ka nisur hetimet. Gjatë kontrollit, efektivët kanë sekuestruar gëzhoja plumbash në arë. Erjon Nikollit, i cili jeton me bashkëshorten shtatëzënë dhe fëmijët e vegjël, i kanë lënë një mesazh kërcënues në gur ku shkruhet “Ik se do të vdesësh”. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit./ZËRI