IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit

Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se ka shkatërruar një kompleks të madh nëntokësor të Hezbollahut në jug të Libanit, duke përdorur më shumë se 1 mijë tonë eksplozivë. Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, kompleksi ndodhej nën kreshtën Ali Taher dhe përfshinte dy tunele me gjatësi totale mbi 2 kilometra. Në të ndodheshin një qendër komandimi e njësisë Badr të Hezbollahut, raketa, mjete ajrore pa pilot, armë antitank, mina dhe eksplozivë. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkaktoi aktivitet sizmik të barasvlershëm me një tërmet me magnitudë 4.1. Lëkundjet u ndjenë edhe në Saida, rreth 40 kilometra larg. Banorët e zonës përshkruan momentin e shpërthimit si tronditës, duke thënë se shtëpitë u drodhën dhe shumë njerëz u larguan drejt Bejrutit. IDF deklaroi se shkatërrimi i kompleksit...