IDF jep njoftimin: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave

IDF jep njoftimin: Sulmi nga Irani ka mbaruar, largohuni nga strehimoret, shkatërruam shumicën e raketave

Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF-së ka informuar popullsinë izraelite se sulmi nga Irani ka përfunduar dhe se ata mund të largohen nga strehimoret e tyre. IDF thotë se deri më tani nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i IDF tha se në bombardimet e fundit, disa raketa balistike u qëlluan drejt Izraelit nga Irani, shumica e të cilave u shkatërruan.  “Ne duhet të vazhdojmë t’u bindemi udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm”, i tha ai publikut.
Burimi: Javanews.al