IDF: Izraeli përballet me kërcënime në shumë fronte

IDF: Izraeli përballet me kërcënime në shumë fronte

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Effie Defrin, tha se Izraeli po përballet me kërcënime në shumë fronte. Ai nënvizoi se, ndërsa po punojnë për të eliminuar kërcënimet nga Irani, forcat izraelite vazhdojnë të luftojnë edhe kundër grupit proxy të Iranit, Hamas, në Rripin e Gazës. Defrin bëri me dije se Hamas vazhdon të mbajë 53 pengje “në kushte brutale” dhe shtoi: “Nuk do të pushojmë derisa ata të kthehen në shtëpi”. BBC raporton se ky ishte fundi i konferencës së shkurtër për shtyp nga IDF.
Burimi: Syri.net