Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari
Policia e Lezhës ka identifikuar një nga personat e dyshuar për grabitjen me armë zjarri të ndodhur më 31 gusht 2021, në Rrugën e Kombit, në territorin e Mirditës. Gjatë ngjarjes, shtetasit A. K., iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit. Pas hetimeve të thelluara, të zhvilluara nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, është identifikuar si një nga autorët e dyshuar shtetasi N. K., 36 vjeç, banues në Pukë. Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij. Gjatë hetimeve është identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar për përfshirje në...
Burimi:
javanews.al