Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat, pronat e të cilëve u shënjestruan me lëndë plasëse në dy ngjarje të ndodhura në orët e para të mëngjesit në Durrës. Shpërthimi i parë u regjistrua rreth orës 03:50 në lagjen nr. 11, ku në derën e jashtme të një lokali në pronësi të Gëzim Kajnos u hodh një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të lehta materiale. Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër shpërthim u regjistrua në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Sipas të dhënave, lënda plasëse u hodh në derën e garazhit të një automjeti në pronësi të Bujar Xhepaxhiut, duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve, ndërsa grupet...