Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse dhe Takimet B2B, Edicioni IV, “SHE RISES”, që u zhvillua në Prishtinë. Në aktivitet ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Në Panelin Ministror “Ndërmarrësia e Grave në Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal”, krahas ministres Ibrahimaj, morën pjesë Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut. Diskutimet u përqendruan te politikat për mbështetjen e grave në sipërmarrje, roli i teknologjisë në krijimin e mundësive të reja ekonomike dhe rëndësia e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Duke iu referuar politikave të ndjekura nga Shqipëria për mbështetjen e grave dhe vajzave në sipërmarrje, Ibrahimaj u ndal te...
Burimi:
javanews.al