Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I vuri flakën rezidencës së guvernatorit, teksa ai dhe familja e tij ishin në gjumë, arrestohet autori i dyshuar
Rezidenca e guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro u përfshi nga flakët, teksa ai dhe familja e tij ishin duke fjetur. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një burrë nga Harrisburg. Guvernatori, gruaja e tij Lori Shapiro, katër fëmijët e tyre, dy qen dhe një familje tjetër u detyruan të evakuohen nga shtëpia, e cila u dëmtua ndjeshëm nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Cody Balmer, 38 vjeç, u arrestua në lidhje me zjarrvënien e supozuar, e cila ndodhi disa orë pasi Shapiro dhe familja e tij shtruan një darkë për Pashkën. Balmeri do të akuzohet nga prokurorët për tentativë vrasje, terrorizëm, zjarrvënie të rëndë dhe sulm të rëndë ndaj një personi të regjistruar. Shapiro, 51 vjeç, u zgjodh guvernator i Pensilvanisë në vitin...