I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur tritol në një automjet tip “Benz”, të parkuar në një garazh pranë zonës së “Mileniumit”. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:50 dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjet. Sipas informacioneve paraprake, makina është në pronësi të Aleksandër Ndojës, një emër i njohur për Policinë, i cili rezulton të ketë precedentë të mëparshëm penalë. Ndoja është përballur më herët me procedime për kundërshtim të punonjësve të Policisë, në vitin 2022, përndjekje dhe shkelje të masës së arrestit shtëpiak. Deri më tani, mbeten të paqarta motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa nuk ka ende një...