“I urojmë suksese në të ardhmen”! Rënia në Play Out dhe mbijetesa në fund, Tirana fillon revolucionin në Superiore 

“I urojmë suksese në të ardhmen”! Rënia në Play Out dhe mbijetesa në fund, Tirana fillon revolucionin në Superiore 

Tirana ka kaluar një sezon shumë të vështirë në Superiore. Bardheblutë përfunduan në Play Out duke luajtur me Pogradecin për një vend në elitën e futbollit shqiptar. Në fund, kryeqytetasit fituan në shifrat 1-0 falë një goli të realizuar në minutat e fundit.  Ndërkohë te Tirana kanë filluar punën për të pasur disa ndryshime në ekip për sezonin tjetër. Një për ndryshimeve ishte edhe heqja e drejtorit sportiv. Kështu kryeqytetasit kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus me Agim Ibrahimin, duke i uruar sukses në të ardhmen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
Burimi: Sportekspres.com