I thyen këmbën gjatë protestës, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
19-vjeçari me inicialet L.B., i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. I riu pësoi thyerje të këmbës, pas goditjeve të marra nga efektivët e Policisë, ndërsa për ngjarjen janë pezulluar katër punonjës policie. 19-vjeçari me inicialet L.B., i cili u lëndua gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, po i nënshtrohet në këto momente një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi pësoi thyerje të këmbës. I riu mbeti i dëmtuar gjatë përplasjes me efektivët e Policisë, ndërsa pamjet e dhunës ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime dhe kanë rikthyer vëmendjen te mënyra se si u menaxhua protesta. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, janë pezulluar pesë punonjës policie.
Burimi:
kohajone.com