Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I riu shkon i plagosur te Trauma, nuk pranon të tregojë çfarë ka ndodhur
Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi A.U, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë. Spitali ka njoftuar autoritetet policore, por mësohet se i riu nuk ka pranuar të tregojë as rrethanat se si është plagosur dhe as autorin e ngjarjes.