I riu i plagosur me plumb në sy gjatë protestës, kërkohet konsultë me mjekët e Gemellit në Romë
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me gjendjen shëndetësore të Erion Vishkullit, pasi është kërkuar një konsultë mjekësore me spitalin Gemelli të Romës për të riun që u plagos me plumb në sy nga policia gjatë protestës studentore në Tiranë dhe që u dërgua ditën e djeshme në Itali për trajtim të specializuar. Sipas raportimit të gazetares së SYRI-t, Alba Kepi, mjekët e spitalit San Carlo po përgatisin dokumentacionin për një konsultim të përbashkët me specialistët e Gemellit, me qëllim vlerësimin më të plotë të dëmtimit të pësuar. Vështirësia kryesore, sipas të dhënave të bëra me dije, lidhet me nevojën për të kuptuar shkallën e dëmtimit që plumbi ka shkaktuar në pjesën e pasme të syrit. Ky vlerësim konsiderohet i rëndësishëm për të...
Burimi:
syri.net