Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I pakënaqur nga marrëveshja e tarifave, Macron mesazh Trump e von der Leyen: Nuk mbaron këtu
“Nuk mbaron këtu.” Më tepër sesa premtim, tingëllon si kërcënim nga presidenti francez Emmanuel Macron që ka shënjestruaar sërish marrëveshjen me SHBA-të për tarifat dhe punën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkruan La Repubblica. “Do të kishim parapëlqyer”, tha zëdhënësja e qeverisë franceze, Sophie Primas, “që kjo marrëveshje të ishte përmbyllur në kushtet e zakonshme të negocimit që do të thotë në një kontekst zyrtar dhe jo në një fushë private golfi në Skoci.” Vendndodhja tërësisht anti-institucionale dhe sjellja e presidentes kundrejt homologut të saj paraqiti një imazh të papranueshëm: mposhtjen. Parisi është flamurmbajtësi i kritikave dhe kjo...