I nxehti “vrastar”, studimi: Ndryshimet klimaterike trefishuan vdekjet në Europë

I nxehti “vrastar”, studimi: Ndryshimet klimaterike trefishuan vdekjet në Europë

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë Europën nga fundi i qershorit deri në fillimin e korrikut konsiderohet fajtore për pothuajse trefishimin e numrit të vdekjeve të lidhura me temperaturat e larta në qytetet e mëdha të kontinentit të vjetër. Hulumtues nga Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Holanda dhe Zvicra analizuan kushtet në 12 qytete të mëdha europiane ndërmjet 23 qershorit dhe 2 korrikut. Ata kanë dalë në përfundimin se rreth 2.300 njerëz kanë vdekur nga shkaktarët e lidhur me të nxehtin gjatë periudhës 10-ditore, ndërsa për dy të tretat e vdekjeve – rreth 1.500 – u fajësuan ndryshimet klimatike....
Burimi: Top-Channel.tv