I nxehti përvëlues, 1.180 viktima nga temperaturat e larta në Spanjë

I nxehti përvëlues, 1.180 viktima nga temperaturat e larta në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas të dhënave. Rajonet më të prekura ishin Galicia, La Rioja, Asturias dhe Cantabria, të gjitha të vendosura në gjysmën veriore të vendit, ku temperaturat zakonisht më të freskëta të verës kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit. Sikurse vende të tjera në Evropën Perëndimore, edhe Spanja...
Burimi: Top-Channel.tv