Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I mbijetuari i vetëm i aksidentit ajror në Indi përcjell në banesën e fundit vëllanë e tij
👁8669
Britaniku Vishwashkumar Ramesh, i cili ishte i vetmi person që mbijetoi nga përplasja tragjike e një avioni të kompanisë Air India javën e kaluar, mori pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të tij Ajay, i cili nuk arriti të mbijetojë nga aksidenti. I përlotur dhe ende me plagë në fytyrë e krah, Ramesh mbajti arkivolin e vëllait, ndërsa familja dhe të afërmit e përcollën Ajay-in në banesën e fundit. Në funeral morën pjesë edhe shumë banorë të qytetit. Avioni “Boeing 787-8 Dreamliner” ishte nisur drejt Londrës dhe u rrëzua vetëm disa sekonda pas ngritjes nga qyteti Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen...