Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I kërkuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 40-vjeçari
Policia e Shkodrës ka arrestuar 40-vjeçarin Endrit Feraru alias Endrit Cufi, të shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për trafikimin e narkotikëve. “Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër”, njofton Policia. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër...